Presidenti i Republikës, Ilir Meta është gati për ndeshjen e "Elbasan Arenës" mes Shqipërisë dhe Islandës.

Konfirmimin e prezencës në stadium, numri 1 i shtetit e bëri përmes rrjeteve sociale, ndërkohë që pak minuta më parë, Meta ka zbuluar se është gati për të mbështetur skuadrën nga shkallët e stadiumit.

"Nga kafja e lagjes: Gati për "Elbasan Arena"!"-shkruan Meta në "Facebook".

Takimi mes Shqipërisë dhe Islandës, i vlefshëm për grupin H kualifikues të Euro 2020 luhet mbrëmjen e sotme në "Elbasan Arena" në orën 20:45.

/Ora News.tv/