Fotografia në Instagram zbuloi tradhtinë e bashkëshortit

Një grua nga Rusia ka zbuluar tradhtinë e bashkëshortit nëpërmjet një fotografie të rastësishme në Instagram.

Yulia Agranovych vuri re një postim familjar për të kur po shikonte profilin e Vlada Abramovich.

Kur filloi të shihte gjithcka Vlada kishte postuar, zbuloi dhe pamjet e saj e bashkëshortit të saj Nazar Grynko dhe vendosi të përballej me të.

“Nuk po kërkoja dicka, ishte një mëngjes i zakonshëm. Si cdo njeri i shekullit 21, unë e fillova ditën duke parë Instagramin dhe cuditërisht pashë këtë fotografi. Duket se unë dhe kjo femër kemi të njëjtët subscribers. Vizita që bëra në profilin e saj më bëri të zbuloj fotografi interesante, përfshirë ato të bashkëshortit,” – tha Yulia që më parë punonte modele ndërsa tani ushtron profesionin e dentistes.

Guxoi të bënte një koment duke i shkruajtur në fotografi: “Pamje e bukur nga dhoma e bashkëshortit tim.”

Fillimisht ai mohoi gjithcka, më pas i tregoi se ftoi disa miq të shkonin në kinema dhe Vlada është e dashura e mikut të tij.

Më pas pranoi se ka patur disa të dashura kur kanë qenë larg njëri tjetrit, por të gjitha e dinin se ishte i martuar.

EMISIONET