Rustem Hoxha ishte vetëm goditja e parë e Teutës në këtë merkato vere.

Bregdetarët synojnë që të përforcojnë ekipin për edicionin e ardhshëm, ku do të garojnë edhe në raundet kualifikuese të Europa League. Goditja e radhës vjen nga Maqedonia e Veriut dhe bëhet fjalë për një mesfushor. Teuta ka arritur akordin me Blagoja Todorovski.

33 vjeçari, i cili në të kaluarën ka qënë pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriut u zyrtarizua nga klubi durrsak përmes faqes së tyre në "Facebook". Todorovski ka qenë pjesë e Dinamos së Bukureshtit, Sikelsit, Renovës, Gloria Bistrita, si dhe Rabotniçkit.

Njoftimi i klubit:

"Klubi i futbollit Teuta njofton marrveshjen me mbrojtësin e djathë Blagoja Todorovski
Teuta ka zyrtarizuar afrimin e dytë për këtë merkato. Klubi durrsak ka firmosur me Blagoja Todorovski ,mbrojtësi i djathë 33-vjeçar. Më parë lojtari ka luajtur me ekipin e KF Shkëndija.

Maqedonasi është 33-vjeç, teksa gëzon një karrierë tepër të pasur. Në të kaluarën Todorovski ka qenë pjesë e Dinamos së Bukureshtit, Sikelsit, Renovës, Gloria Bistrita, si dhe Rabotniçkit. Mbrojtësi numëron edhe 4 paraqitje me kombëtaren e Maqedonisë."-thuhet në njoftimin e klubit.



/Ora News.tv/