Shqiponja e famshme tullace, simboli kombëtar i SHBA-ve, e cila u zgjodh për forcën fizike, bukurinë e egër dhe pavarësinë. Por dizajni origjinal përfshinte një specie tjetër: Një shqiponjë perandorake, e cila ka vendlindje Evropën Juglindore.

Më shumë se 60 specie të shqiponjave jetojnë në mbarë botën në çdo kontinent, por edhe në Antarktidë.

Në fakt, vetëm dy lloje shqiponje jetojnë në Amerikën e Veriut - shqiponja tullace dhe shqiponja e artë, e cila i përket Meksikës.

Jo çdo lloj shqiponje mund të jetë një ikonë kombëtare, dhe shumë janë ende në rrezik zhdukjeje.

Shqiponja perandorake spanjolle e Gadishullit Iberik dhe shqiponja e detit "Steller" e Rusisë dhe pjesëve të Azisë janë të dyja të listuara si të rrezikuara nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. 

Ka më pak se 5.000 shqiponja të detit Steller që kanë mbetur në Tokë, pasi numri i tyre është në rënie të vazhdueshme për shkak të pesticideve, mbipeshkimit dhe zhvillimit njerëzor.

Shqiponjat rreth botës, përfshirë shqiponjën tullace, kërcënohen edhe nga gjuetia me armë.

Megjithatë, jo të gjitha shqiponjat janë të rrezikuara

Shqiponja e bardhë ose e detit, është rikthyer fuqishëm në Evropë, pasi këto shtete kanë ndaluar pesticidet dhe kimikatet industriale. Në jetën e egër janë më shumë se 24 mijë, por ndërkohë ato mund të paraqesin një kërcënim të ri për zogjtë e tjerë në rrezik.

Aftësitë e pushtetit dhe gjuetisë të shumë prej këtyre specieve shqiponjash janë mbresëlënëse. Shqiponja me kurorë, e konsideruar si specia më e fuqishme e shqiponjës në Afrikë, mund të vrasin kafshët më shumë se katërfishin e madhësisë së tyre. 

Shqiponja "harpy" e Amerikës së Jugut me thonj të gjatë është kthyer në makth edhe për kthetrat e ariut të murrmë (fotoja më poshtë)


Për më shumë foto kliko mbi

FOTO-GALERI 

/Ora News.tv/