Teknologjia ka bërë "kërdinë" në ditët e sotme dhe këtij trendi nuk i shpëtojnë as futbollistët.

Pas fitores së UEFA Champions League për herë të 6-të, futbollistët e Liverpool kanë marrë një dhuratë vërtetë speciale. Partneri i Liverpool, iDesign Gold iu ka dhuruar të gjithë ekipit dhe stafit "The Reds", nga një telefon të personalizuar iPhone XS.

Secilit aty i shkruan emri dhe numri i fanellës, si dhe logon e finales së Ligës së Kampionëve që u mbajt në Madrid.

Sipas "Liverpool Echo", secili telefon kushton rreth 4 mijë euro.Kjo nuk është hera e parë që Liverpool merr dhurata të tilla. Më parë, legjendat, Steven Gerarrd dhe Jamie Carragher janë surprizuar me dhurata të tipit, telefon.



Tags