Kombëtarja shqiptare ka bërë autokritikë në "Elbasan Arena" , me djemtë e drejtuar nga Edi Reja që kanë fituar me shifrat e thella 4-2 ndaj Islandës.

Një takim i nisur mrekullisht nga lojtarët tanë, që ndryshe nga takimi i Francës, ku u mposhtën me shifrat e thella 4-1, ishin më të prirur për të parë në sulm. Rastet nuk munguan, por konkretizimet lanë për tu harruar. Gjithsesi, nëse rrugën e rrjetës nuk e gjetën sulmuesit, e gjen një mbrojtës. Kastriot Dermaku gjendet i vetëm në zonë dhe me kokë kalon në avantazh kuqezinjtë.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë nisi praktikisht me gol për Islandën. Ylli i skuadrës, Sigurdsson mori një top mjaft të bukur brenda zonës dhe fluturimthi shënoi për 1-1. Megjithatë, kapitenit Hysaj nuk i pëlqeu aspak ky rezultat, me shkodranin që shënoi edhe golin e parë në karrierë me kombëtaren.  

Festa u prish sërish. Sigthorsson realizoi me prekjen e parë të sferës. Gjithsesi aktivizimi i Roshit i dha një frymë tjetër kuqezinjve, që gjetën hapësira në prapavijën mike duke e goditur. Fillimisht ishte vetë fieraku ai që gjeti fundin e rrjetës, ndërsa inkursioni i tij për Memushaj nxori të lirë Cikalleshin në zonë.

Kavajasi u rrotullis mirë në zonë  dhe më të majtën tundi rrjetën për 4-2. Kjo fitore e bën mjaft interesant grupin H, me kuqezinjtë që mban gjallë shpresat për një biletë për në Euro 2020. Kuqezinjtë numërojnë 9 pikë pas 6 takimesh dhe kur kanë mbetur edhe 12 pikë në dispozicion, distanca me kreun është gjashtë pikë.


"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes  

83' Kundërsulm vrasës, Roshi sherben per Memushaj i cili hedh nje top per Cikalleshin, i cili shenon per 4-2



78' Roshi futet në zonë dhe lëshon një predhë, e cila devijohet nga mbrojtësit miq dhe përfundon në rrjetë.


58' Islanda nuk dorëzohet. Sigthorsson gjen golin e barazimit


58' Zëvendësim te Shqipëria. Lenjani i lë vendin Roshit. 

52' Hysaj lëviz bukur në zonë, godet me të majtën dhe realizon për 2-1. 


47' Islanda nuk përmbahet, Sigurdsson gjen golin me tu futur në fushë



46' Nis pjesa e dytë



Pjesa e parë: Është mbyllur pjesa e parë e takimit mes Shqipërisë dhe Islandës, me kuqezinjtë që e fituan 45 minutëshin me shifrat minimale 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Kastriot Dermaku.

31' Goditje e bukur me kokë. Dermaku kaloi në avantazh Shqipërinë



14' Kombinime të bukura mes Lenjanit dhe Memushaj, vlonjati tenton të futet në zonë, por pengohet. Goditje dënimi për tanët.

1' Nis takimi në "Elbasan Arena" 



Formacioni: Strakosha konfirmohet në portë. Djimsiti, Dermaku dhe Ismajli në mbrojtje. Mesfusha me 5 do përbëhet nga Hysaj, Lenjani, Bare, Memushaj dhe Gjasula. Sulmi formohet nga Manaj dhe Çikalleshi.

/Ora News.tv/