Foto/ "Poker" në sytë e Dukës, Bylis ngre lart titullin e së Parës

Dihej prej javësh, por tashmë është edhe zyrtare. Bylis është ekipi fitues i Kategorisë së Parë, Grupi B, për edicionin 2018-2019.

Mallakastriotët mbyllën një sezon fantastik, teksa e mbyllin grupin në kuotën e 45 pikëve. Fitorja në takimin e fundit, 4-0 ndaj Besës së Kavajës ishte vetëm hovi i fundit i tyre drejt Superligës.

Një goleadë që ndodhi pikërisht në sytë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili zbriti në fushën e blertë për të dorëzuar edhe titullin e grupit.

Bylis dhe Vllaznia janë dy skuadrat që i bashkohen Superligës në sezonin e ardhshëm, ku mes tyre do të ketë edhe një finale simbolike për të vendosur fituesin e Kategorisë së Parë.



EMISIONET