Foto/ Pogba bëhet me skuadër të re?

Foto/ Pogba bëhet me skuadër të re?

Manchester United jep sinjale të rëndësishme për "grabitqarët" e merkatos. Paul Pogba do të jetë i Manchester United edhe në sezonin e ardhshëm.

Të paktën kështu kanë menduar shumë tifozë të "djajve të kuq", menjëherë sapo kanë parë pozimin e francezit me uniformën e re të klubit. Në fotografinë e publikuar në rrjetin social "Twitter" shihet Pogba në qendër të saj, teksa në krah të tij ndodhet Jesse Lingard dhe një prej lojtareve të ekipit të femrave të United.

Nuk dihet nëse kjo është një hakmarrje e United, që kërkojnë që të "zhdukin" interesin e skuadrave si Real Madrid, Barcelona e Juventus. Këto të fundit kanë shfaqur interes për Pogba, me francezin që deri para kësaj fotografie shihej si një futbollist që i kishte të numëruar ditët në "Old Trafford".



EMISIONET