Për shumë nuse, ajo çfarë zgjedhin për të veshur në ditën e dasmës është një prej vendimeve më të rëndësishme që marrin në jetë.

Pana apo të bardhë? Ballo apo sirenë? Të gjatë apo të shkurtër? Të gjitha këto janë pyetje që kalojnë në mendjen e një femre që do të realizojë një ceremoni për dasmë.

Por për princeshën Eugenie, fustani duhet të kishte vetëm një detaj të plotësuar. Mbesa e mbretëreshës kreu një operacion në shpinë për një lakim të shtyllës kurrizore në moshën 12-vjeçare.

Kanë kaluar 16 vite dhe princesha zgjodhi që të veshë një fustan që tregonte shenjën e saj. Qëllimi ishte të nderonte të gjithë ata që e ndihmuan të kalojë atë periudhë të vështirë dhe të inspirojë të tjerë që vuajnë nga gjendja e ‘scoliosis’.

Ajo u kurorëzua me partnerin e saj Jack Brooksbank në kështjellën Windsor, i njëjti vend ku u martua Princ Harry me Meghan Markle.

Pjesë e ceremonisë ishin dhe emra të njohur si Cara Delevigne dhe Robbie Williams.

/Ora News.tv/