Përveçse një tifoze e flaktë e përfaqësuese së saj, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka qenë një prej shembujve më të mirë për politikanët.

Gjatë Kupës së Botës të zhvilluar në Rusi, ajo vazhdimisht është paraqitur me simbole kombëtare në tribuna duke shkelur protokollet e veshjeve serioze. Kjo ka bërë që 50-vjeçarja të fitojë simpatinë e tifozëve të futbollit nga e gjithë bota.

Kroacia nuk arriti që ta fitonte Kupën e Botës, pasi në finale të Kampionatit Botëror, humbi me rezultatin e thellë 4-2 kundër Francës.

E pranishme në "Luzhniki Stadium" ishte edhe Kolinda, e cila u kujdes për t’i ngushëlluar lojtarët e Kroacisë.

Megjithatë, në momentin e përqafimit të kapitenit Luka Modric, edhe ajo kishte nevojë për një ngushëllim.

/Ora News.tv/