Gol, tre pikë dhe "dhuratë" 250 mijë euro.

Fundjava e shkuar ka rezultuar e suksesshme për yllin e kombëtares së Kosovës, Milot Rashica. 22 vjeçari rezultoi deciziv për skuadrën e tij, Werder Bremen, pasi ishte Rashica ai i cili i dha fitoren 2-1 ndaj Eintracht Frankfurt. Përpos gëzimit të sulmuesit kosovar dhe 3 pikëshit të skuadrës së Bremen, "pikët në bursë" u rritën edhe për një tifoz, që në kishte parashikuar fitoren e Werder në skedinë.

Ai kishte "rrëzikuar" vetëm 1 euro për të kapur plot 357. 739 mijë euro. Tifozi fatlum është një shofer kamioni nga Herne. 31 vjeçari kishte parashikuar të gjitha takimet e Bundesligës gjermane. Shkak për uljen e fitimeve është rregulli i kompanisë "Tipico", pasi basti në internet të ul plot 100.000 euro nga fitimi.

Megjithatë, 31 vjeçari besohet të ketë mbetur i lumtur pasi me punën e tij do i duheshin disa muaj raskapitje për të fituar këtë shumë.

/Ora News.tv/