Foto/ Gol dhe në formacionin e javës, mesfushori kuqezi "sinjal" Panuccit

Transferimi në Sllovaki ka rezultuar i suksesshëm për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kristi Qose.

23 vjeçari luan prej 2 sezonesh te Ruzomerok, ku është aktivizuar në 50 takime duke shënuar edhe 8 herë. Rrjeta e fundit nga Qose erdhi këtë fundjavë, në fitoren 4-0 që skuadra e tij arriti ndaj Z.Maravce.

Realizim që i ka siguruar futbollistit të harruar nga Christian Panucci një vend në formacionin e javës në elitën e futbollit sllovak.

EMISIONET