Ministri i Brendshëm kontraversial i Italisë, Matteo Salvini, përjetoi një përvojë të rrallë këtë të hënë sa i përket jetës personale.

E dashura e tij, Elisa Isoardi, një ish-modele, njoftoi në Instagram të hënën se do të ndahet nga ai pas një marrëdhënie 3 vjeçare.

Isoardi, që drejton versionin italian të "Ready Steady Cook", njoftoi fundin e marrëdhënies së tyre me një fotografi të çiftit kur ishin të lumtur të shtrirë në një shtrat së bashku.

Fotoja tregoi znj. Isoardi, e veshur me një fustan të bardhë me gëzof, duke buzëqeshur në aparat fotografik, ndërsa Salvini i zhveshur puthte qafën e saj.

"Nuk është ajo që i kemi dhënë njëri-tjetrit që unë do të humbas, por ajo që ne kishim akoma për t'i dhënë njëri-tjetrit", shkruante znj. Isoardi, duke cituar një poet bashkëkohor italian. "Me respekt të madh për dashurinë e vërtetë që ka, faleminderit Matteo."

Njoftimi u bë teksa Salvini po udhëtonte për në Gana për të diskutuar mbi migracionin dhe për të parandaluar afrikanët për të arritur në Evropë nëpërmjet Libisë.

Vendimi i saj ka shkaktuar kritika në rrjetet sociale të italianëve.

"A ju duket e zakonshme që ky person publikon një selfie për të njoftuar në mediat sociale fundin e marrëdhënies së saj me një ministër të qeverisë? Institucionet tona kanë humbur çdo gjë - vlerat, parimet dhe tani dinjitetin"shkroi një grua në Twitter.

/Ora News.tv/