Foto/ "Dikur e adhuroja, sot e kam mister!", mesfushori 19 vjeçar zbulon ftesën në kombëtare

Edi Reja është gati të debutojë në stolin e kombëtares shqiptare të futboll, e bashkë me të pritet edhe një risi mjaft e bukur.

Kleandro Lleshi është prurja më e re e kombëtares kuqezi. Mesfushori e ka zbuluar ftesën në Kombëtaren A përmes një "Instastory" , teksa një fotografi me ndihmësin e italianit, Hamdi Salihi, e ka përshkruar:

"Dikur e adhuroja si lojtar, tani kam kënaqësinë ta kem mister!"-shkruan Lleshi.

Kjo ka mjaftuar për të ndezur zërat që Lleshi do të jetë pjesë e lojtarëve të grumbulluar nga Reja për takimet e rëndësishme të kualifikueseve të Euro 2020 ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse mesfushori i Leganes B do të jetë pjesë e kombëtares A, apo asaj të moshave, U-21. Kjo për shkak se Lleshi është vetëm 19 vjeçar dhe mund ta shtyjë atë që të "djeg" etapat e kombëtares.

EMISIONET