Magjia e Kosovës ka zgjatur vetëm 15 ndeshje. Kombëtarja Dardane është mposhtur me shifrat e thella 5-3 nga ekipi më i fortë i grupit A, Anglia.

Valon Berisha kaloi Kosovën në avantazh. Sterling barazoi gjithçka. Kane kaloi "Tre luanët" në avantazh, teksa Vojvoda realizoi gabimisht në portën e tij për 3-1.  Dopieta e Sancho mbylli llogaritë e pjesës së parë në 5-1. Me rikthimin në fushë, Berisha shënoi dopietën e tij në këtë takim, ndërsa Muriqi i dërgoi shifrat në 5-3, pasi goditi saktë një penallti.

Valon Berisha befasoi Pickford që në sekondat e para. Muriqi rrembeu një top nga mbrojtja mike dhe pa u menduar dy herë shërbeu për Berishën. Mesfushori i Lazios ishte i qetë përballë portës dhe me të djathtën tundi rrjetën.

Një episod që ngjalli "Tre Luanët", të cilët shënuan 5 herë brenda pjesës së parë. Fillimisht Stërling dhe më pas Kane përmbysën rezultatin në 2-1. Për të thelluar avantazhin e Anglisë mendoi Vojvoda, i cili në tentativë për të larguar sferën, gaboi shënjestër duke mposhtur Muric.

Gjithsesi, spektakli i pjesës së parë nuk ishte mbyllur këtu. Talenti i Borussia Dortmund, Jadon Sancho kompletoi dopietën e tij në këtë takim brenda 2 minutave për ta mbyllur pjesën e parë në avantazhin 5-1. Me rikthimin në fushë, Valon Berisha shënoi sërish, ndërsa Muriqi me penallti vulosi rezultatin përfundimtar në 5-3.

Kjo fitore vulos fatet e grupit A, me Anglinë që nis arratinë në krye të grupit me 12 pikë pas katër takimesh. Ndërkohë, Çekia merr vendin e dytë në kuotën e 9 pikëve pas fitores 0-3 kundër Malit të Zi. Kosova mban vendin e tretë me 8 pikë, duke mbajtur ende gjallë shpresat për një kualifikim në Euro 2020.

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes  

64' Penallti për Kosovën. Kane merr përsipër ekzekutimin, por gabon. 

53' Penallti për Kosovën. Muriqi realizon për 5-3. 

 

49' Kosova ngushton distancat. Valon Berisha realizon për 5-2.


Mbyllet pjesa e parë : Gjashtë gola kanë vendosur pjesën e parë të takimit kualifikues të Euro 2020 mes Anglisë dhe Kosovës. Tre Luanët shënuan 5 herë në portën e Muric, ndërkohë që Valon Berisha kaloi fillimisht në avantazh Dardanët.  Valon Berisha kaloi Kosovën në avantazh. Sterling barazoi gjithçka. Kane kaloi "Tre luanët" në avantazh, teksa Vojvoda realizoi gabimisht në portën e tij për 3-1.  Dopieta e Sancho mbylli llogaritë e pjesës së parë në 5-1.  

45+1' Tjetër gol nga talenti i Dortmund. Mbyllet pjesa e parë në 5-1. 

 

44' Sancho realizon për 4-1.

 

38' Anglia thellon rezultatin. Vojvoda ngatërron shënjestër dhe realizon për 3-1

 

19' Anglia përmbys Kosovën, Kane kalon në avantazh "Tre Luanët"

 

8' Anglia reagon menjëherë. Sterling ndëshkon Muric



1' Kosovës nuk i pritet, Valon Berisha çon peshë Dardanët


Nis në Southampton takimi mes Anglisë dhe Kosovës

Formacioni:

/Ora News.tv/