Foto/ Cale "braktis" Flamurtarin, zbulon të ardhmen

Pas një "lufte" në distancë për tu shlyer financiarisht, Elton Cale ka vendosur të largohet nga Flamurtari. Lajmi është konfirmuar nga vetë mesfushori i avancuar në rrjetin social "Instagram".

Futbollisti i Flamurtarit ka postuar një story ku ka shkruar: “Muaji i fundit”, teksa e ka shoqëruar dhe me ikonat e flamurit brazilian dhe të avionit, si për të zbuluar se e ardhmja e tij do të jetë në vendin e tij, pra në Brazil.

Cale u bë i njohur në vendin tonë gjatë kohës kur ishte pjesë e Kukësit, teksa me Flamurtarin zhvilloi 16 takime, duke realizuar një herë.

EMISIONET