Foto/ Befason kampioni i botës, stërvitet me Manchester United

Manchester United ka zgjedhur Dubain për të zhvilluar fazën përgatitore të dimrit.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer zhvilloi sesionin e parë, pas fitores 2-0 në FA Cup ndaj Reading, ku pjesë ishte edhe kampioni i botës në WBO, Anthony Joshua.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë boksieri britanik, që ka shfrytëzuar ditën e bukur dhe kohën me diell për tu dëfryer me idhujt e tij.

Ai gjeti kohë për të luajtur Taqball edhe me Ashley Young, ndërkohë që vendosi në provë reflekset e David de Gea nga pika e bardhë e penalltisë.




EMISIONET