FOTO/ Barcelona godet në merkato, merr talentin holandez

Pritej një emër i madh, por Barcelona i befason të gjithë. Skuadra katalanase ka zyrtarizuar firmën me talentin holandez, Mike van Beijnen.

20 vjeçari vjen nga NAC Breda U-21 dhe nuk është një emër i panjohur për kampionët spanjoll. Kjo për shkak se mbrojtësi i krahut të djathtë është djali i agjentit të holandezit, Frenkie de Jong, i cili firmosi me katalanasit që në janar, për t'iu bashkuar ekipit në muajit e verës.

Gjatë sezonit të shkuar, Beijnen është aktivizuar në 9 takime, duke shënuar 1 gol. Fillimisht, 20 vjeçari do të bashkohet me ekipin B të Barcelonës dhe më pas do të tentojë kalimin në ekipin e madh.

EMISIONET