Portali i njohur “Goal.com”, ka përzgjedhur formacionin me 11 lojtarët më të mirë të këtij sezoni, teksa faza e parë e kampionateve ka mbaruar në ligat kryesore të Europës.

Në këtë formacion kanë nga dy lojtarë Manchester City dhe PSG. Ndërsa nga një lojtarë kanë skuadrat tjera si Manchester United, Barcelona, Augsburg, Inter, Lazio, Liverpool dhe Tootenham.

Për çudi, në këtë formacion nuk është asnjë lojtar i pesë kampionëve të pesë ligave të mëdha të Europës, Real Madrid, Chelsea, Bayern Munich, Juventus dhe Monaco.

Po ashtu në 11-shen më të mirë nuk bën pjesë asnjë nga yjet e futbollit, Ronaldo, Messi dhe Neymar.

/Ora News.tv/