Real Madrid dhe Liverpool janë skuadrat e para që sigurojnë një vend në 8 ekipet më të mira të Uefa Champions League.

Nuk ka surpriza në takimin e dytë, me Realin e Madridit që mposhti dhe në mitikun "Parc de Prince" 2-1 PSG-në Kampionët në fuqi po tregojnë dhe njëherë se janë skuadra për t'u mundur duke eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 5-2 francezët.

Golit të Cristiano Ronaldo në minutën e 52-të dhe dalja me të kuq e Marko Verrati nuk ndikuan tek të besuarit e Unai Emery, që gjetën rrugën e rrjetës me Edinson Cavani, duke barazuar përkohësisht në 1-1.

10 minuta nga fundi, Reali i Madridit ka kaluar përsëri në avantazh këtë herë me anë të Casemiro. Braziliani kishte dhe fatin me vete, pasi tentativa e tij u devijua nga mbrojtja dhe më pas përfundoj në rrjetën e Areola.

Në "Anfield Road" 90 minutëshi i dytë nuk dhuroj asnjë gol, me Liverpool që kaloj në raundin  çerekfinal pas fitores në ndeshjen e parë me shifrat e thella 5-0.



/Ora News.tv/