Mbrëmje për tu harruar për Shqipërinë e Christian Panuccit, me kuqezinjtë që janë mposhtur nga Skocia me rezultatin e thellë 4-0.

Takimi nisi në malore për tanët, me Fraser që zhbllokoi takimin pas 14 minutash lojë. Për t'ia bërë më të vështirë përballjen, mendoi kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj. 32 vjeçari i Aris-it nuk i përmbajti nervat, duke goditur me kokë kundërshtarin, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Një situatë që zgjoi skuadrën e Panuccit, që nisi të shikojë përpara, duke vënë në vështirësi gardianin McGregor.

Megjithatë, Fletcher në minutën e dytë të shtesës, i dha një goditje të fortë kuqezinjve, pasi shndërroi në gol një penallti. Në fraksionin  e dytë, skenën e mori James Forrest, me mesfushorin e Celtic që realizoi një dopietë brenda 12 minutash lojë. Përfundimisht 4-0 dhe Christian Panucci rrezikon shkarkimin nga stoli i kuqezinjve, që nga ana e tyre rrezikojnë të bien në Ligën D.

Nga ana tjetër Skocia rrit shanset për të kaluar në raundin tjetër të Ligës së Kombeve. Ata renditen në vendin e dytë me 6 pikë, aq sa Izraeli i vendit të parë, që i pret në shtëpi mbrëmjen e së martës për të diskutuar grupin 1 të Ligës C.

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes 

Mbyllet takimi

67' Forrest godet bukur nga brenda zonës duke shënuar edhe golin e katërt


55' Kundersulm i shpejte i Skocise, Forrest i vetem perballe Berishes, godet dhe 0-3




46' Nis pjesa e dytë


Mbyllet pjesa e parë


45+1'Fletcher i saktë nga 11 metërshi




45' Penallti per Skocinë. 
 

25' Zëvendësim te Shqipëria, Kaçe i lë vendin Ismailit

23' Mavrajn e tradhëtojnë nervat, ndëshkohet me karton të kuq




14'Sulm i shpejtë i skocezëve, Fraser zhbllokon rezultatin 0-1




11' Krosim i Memushaj, Uzuni tenton me koke, por topi i tij përfundon ngjitur me shtyllën




1' Nis takimi në "Loro Boriçi"

Formacionet zyrtare:




/Ora News.tv/