Arsenal hedh një hap të sigurtë drejt fazës së 1/8-ave të Europa League, pasi mundi pastër 2-0 Milanin.

Ka rezultuar spektakolare 90 minutëshi i parë në "San Siro", me aktin e parë që u fitua nga miqtë. Të dy golat e takimin u shënuan në fraksionin e parë të lojës. Ishte mesfushori armen Henrick Mkhitaryan ai që zhbllokoj shifrat, pas një aksioni model. Pasi i bëri një kontroll të mirë topit në stopim, ish-mesfushori i Manchester United shmangu Calabria dhe me një të djathtë të fortë mposhti Donnarummën.

Dyfishimi erdhi në limitet e pjesës së parë, me Ramsey. Uellsiani u shërbye mjaft bukur nga Ozil, dhe pas shmangu dhe Donnarumma e dërgoj topin në rrjetë.

Fitore arriti dhe Atletiko Madrid që mposhti pastër 3-0 Lokomotiv Moskow. Golat e takimit u shënuan nga Saul, Costa dhe Koke. Bindi dhe Lyon, që në transfertën ruse, mposhti Cska Moskow 0-1.

Befasia e mbrëmjet erdhi nga "Signal Iduna Park" me Salbzburg-un që ju fal dy golave të Valon Berishës për të mposhtur 2-1 verdhezijtë e Dortmund.

Ylli kosovar zhbllokoj takimin në minutën e 49-të  përmes  një 11 metërshi. Dyfishimi erdhi pas 7 minutash përsëri me autor Berishën. Goli i Schurrle në minutën e 62-të shërbeu sa për statistikë. 

/Ora News.tv/