Revista prestigjoze Forbes ka shkruar një artikull për bashkëshortin biznesmes të supermodeles shqiptare Emina Cunmulaj.

Revista ka shkruar një artikull për punën e jashtëzakonshme të Nam Nazarian në hapjen e një rrjeti të madh hotelesh dhe kjo e ka bërë padyshim shumë krenare Eminën.

"Jam krenare për ty zemër,"-shkruan modelja në Instastory, ku publikoi edhe një fotografi të artikullit.

Ata janë prindër të një vajze dhe janë në pritje të një fëmijë tjetër që do të vijë në jetë së shpejti.


/Ora News.tv/