Komisioni i Ekonomisë nuk ka pranuar të nisë diskutimin për ndryshimin e marrëveshjes për konçesionin në Porto Romano pasi projekti i prezantuar rezultoi me gabime. Kreu i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe kërkoi që të rishikohet edhe njëherë ky draft nëse do të marrë miratimin e kuvendit si dhe kërkoi prezencën e ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe të zv.Ministrit të Bujqësisë.

Braçe: "Paraqitja përpara këtij komisioni nuk është fakultative për asnjë nga ministrat. Është ky komision që përcakton rregullat në këtë komision ashtu siç kushtetuta, rregullorja e këtij parlamenti kërkon të domosdoshëm paraqitjen e ministrit para komisionit për të mbrojtur projekligjet e ardhura nga qeveria dhe të nënshkruar prej tyre. Për mua është tërësisht e pa tolerueshme."

Opozita ndërkohë ngriti si problem faktin se ndërtimi i argjinaturës që kërkohet të realizohet në portin e Durrësit mund të sjellë pasoja të rënda për qytetin duke e përmbytur atë.

"Aktualisht për këtë shtesë kontrate që kemi ndërtimin e një dallgëthyesi shumë afër monumentit të kulturës, a ka leje?

"Është këshilli kombëtar i arkeologjisë dhe këshilli kombëtar i reustaurimit që do vendos për zëvendësimin e kësaj.

"Juve thoni "Po" neve themi se është miratuar në KKRRT dhe dokumentat janë dorëzuar atje. Ne nuk i dimë.


Edhe pse tashmë në Porto-Romano ka nisur zgjerimi i portit ndryshimi në këtë kontratë ka ardhur pasi gjatë punimeve janë konstatuar probleme teknike për shkak të aluvioneve.

/Ora News.tv/