Folku ndez Vlorën, ansambli finlandez fiton “Aulona Inter-Fest Festival”

Folku ndez Vlorën, ansambli finlandez fiton “Aulona Inter-Fest

Folku europian e botëror ndezi për tre ditë Vlorën në edicionin e 11 të “Aulona Inter Folk Festival”.  Kupa e festivalit shkoi për ansamblin finlandez, ndërsa publiku vlerësoi grupin Amerikan.

Ansambli folklorik nga Finlanda u shpall fitues i edicionit të 11 të “Aulona Inter Folk Festival” në Vlorë për të cilët shkoi edhe kupa e Festivalit!

Ndërsa çmimi i publikut shkoi për grupin nga Amerika që me performancat e tyre krijuan më shumë atmosfere mes 9  ansambleve folklorike nga Anglia, Finlanda, Kroacia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bullgaria.

Mbi 300 artistë ishin pjesë e manifestimit të folkut europian dhe botëror që organizohet në kuadër të çeljes së sezonit të ri turistik në Vlorë.

EMISIONET