Misioni i radhës i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur në Shqipëri. Në fokus të diskutimeve pritet të jetë ecuria ekonomike për 2018,niveli i borxhit publik, nisma antiinfomalitet si dhe programi 1 miliard euro që parashikon  realizimin e një sërë projektesh të rëndësishme në bashkëpunim me Privatin.

 Edhe më parë FMN ka kërkuar kujdes në dhënien e PPP.

Mësohet se ekspertët e FMN-së kanë parashikuar takime nga data 7 deri më 20 mars me drejtues të qeverisë, por edhe të institucioneve të tjera, mes tyre me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

/Ora News.tv/