Borxhi i lartë publik dhe rritja e detyrimeve të prapambetura mbesin sërisht shqetësimet kryesore të ngritura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në takimin e rradhës me Shqipërinë. 

Në konferencën e përbashkët përfaqësuesi i FMN, Jan Kees Martijn bëri apel që të shlyhen sa më parë detyrimet pasi kjo dëmton klimën e të bërit biznes

Jan Kees Martijn: "Pavarësisht nga rënia gjatë viteve të fundit, borxhi publik vazhdon të jetë i lartë. Në rreth 69.9 % të PBB-së, përfshirë detyrimet e prapambetura në fund të vitit 2018, parashikohet të zbresë në 66.3% në fund të këtij viti. Në nivelin aktual të borxhit publik dhe të deficitit politika fiskale ka shumë pak hapësirë për të përballuar apo kompensuar tronditjen e negative. Gjithashtu risqet fiskale janë rritur edhe nga rritja e detyrimeve të kushtëzuara, siç janë ata që lidhen me PPP.

Nevojitet veprim i menjëhershëm për të kufizuar detyrimet e prapambetura të sektorit publik. Këto detyrimet të prapambetura e cenojnë klimën e biznesit dhe besimin në qeveri i nxisim autoritetet të sigurojnë shlyerje të plotë dhe në afat të çdo kërkese të re të miratuar për rimbursim të TVSH-së duke mos i lidhur rimbursimet me flukset përkatëse të të ardhurave tatimore."

Një shqetësim i tillë u pranua edhe nga ministrja e financave e cila u shpreh se angazhim mbetet shlyerja e detyrimeve.

Institucioni ndërkombëtar financiar ngriti një sërë rezervash edhe në lidhje me ligjin për korporatën e investimeve ndërsa ministrja theksoi se do të merren parasysh sugjerimet e FMN dhe BB.

Jan Kees Martijn: "Ne e kuptojmë që qeveria dëshiron të përmirësoj përdorimin e aseteve të saj. Nëse qeveria do krijoj këtë, ky instrument te jete sa me i mire dhe ne draftin e pare kishim disa shqetësime. Si për shembull duhet siguruar që të gjithë investimet e sektorit publik të kalojnë të njëjtën procedure. Është e rëndësishme që risqet të jenë të kufizuara. Duhet të ishte e qartë, cili do te ishte kontributi i qeverisë në të. 

Këtë vit, rritja parashikohet të ngadalësohet në 3.5 për qind, për shkak të efektit bazë të prodhimit rekord të energjisë elektrike në vitin 2018 dhe ngadalësimit në vendet partnere

/Ora News.tv/