Kur sezoni turistik në Sarandë ende nuk ka prerë shiritin e fillimit zyrtar të tij dhe pavarësisht motit të pafavorshëm, vihet re një rritje e fluksit turistik.

Sipas burimeve nga Porti i Sarandës numri i turistëve që kanë hyrë në Sarandë prej 1 Janarit 2019 është më shumë se 15 mijë persona, gati 3 herë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar.

Përgjatë këtij viti është shënuar edhe një rritje e numrit të jahteve dhe trageteve turistike.

Pavarësisht problemeve me ankorimin e krocerave të mëdha, nga ana e Portit të Sarandës ky fluks turistik është menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer, aq sa drejtuesja e këtij porti Kozeta Statha është vlerësuar nga kryeministri Rama si drejtoresha më e mirë e institucioneve në Qarkun e Vlorës.

/Ora News.tv/