Luhatja e temperaturave ka shtuar numrin e fëmijëve të prekur nga virozat e stinës. Në Lezhë, në urgjencën e pediatrisë paraqiten afro 100 raste në ditë ndërsa kapacitetet janë shpesh janë të pamjaftueshme për të përballuar fluksin.

Mark Marku, mjek pediatër: Kemi sëmundshmërinë më të lartë që kemi deri më tani gjatë këtij viti. 

Por mjekët thonë se nuk ka vend për panik.

Marku: Nuk është virus me rrezikshmëri shumë të madhe. Kur mjekohet në kohë, parandalohen komplikacionet

Mjekët apelojnë prindërit që të shtojnë kujdesin ndaj fëmijëve duke evituar daljet gjatë ditëve të ftohta, të përdorin për ta ushqime të shëndetshme si dhe t`i drejtohen qendrës më të afërt shëndetësore nëse vërejnë komplikacione tek të vegjlit.

/Ora News.tv/