Periudha e festave ka sjellë fluks në urgjencën e spitalit të Lezhës por ndryshe nga vitet e mëparshme sivjet numri më i madh i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë qenë të prekur nga virozat.

Nata e ndërrimit të viteve dhe dita e parë e vitit të ri ka qenë të ngarkuara në urgjencen e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Burime nga ky institucion kanë thënë se 112 ka qenë numri i personave të cilët janë paraqitur për të marre ndihme mjekësore gjatë 24 orëve, pas festës së ndërrimit të viteve.

Por ndryshe nga vitet e tjera nuk ka pasur të lënduar nga fishekzjarret apo aksidentet rrugore.

Shefja e Urgjences, Ermira Totraku, thote se qytetar të prekur nga virozat kanë dominuar gjatë këtyre dy ditëve, duke sjellë dhe këtë fluks ndërkohe që nuk kanë munguar rastet e helmimeve apo të abuzimit me alkoolin.

Stafi mjekësor vijon të jetë në gadishmeri për t`ju ardhur në ndihme qytetarëve, ndërsa është bërë e ditur se urgjenca është e pajisur me të gjitha medikamentet e nevojshme.


/Ora News.tv/