Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, aktualisht paraqitet fluks i shtuar i lëvizjes.

Nga ana e Policisë Kufitare janë marrë të gjitha masat, për të përballuar situatën dhe shmangur vonesën duke punuar me kapacitet maksimal, me 5 sportele në hyrje dhe proçedurë të përshpejtuar deri në normalizimin e saj. Si edhe 3 sportele në dalje.

/Ora News.tv/