Atmosfera festive prej ditësh ka zbarkuar në kryeqytet. Dritat shumëngjyrëshe dhe emocionet për ardhjen e Vitit të Ri i bëjnë njerëzit të tregohen më të dashur me të afërmit e tyre duke shpenzuar për dhurata për to.

Në qendrat më të mëdha tregtare të kryeqytetit, QTU dhe TEG ka patur fluks blerjesh këtë fundjavë.

Klient: Lodra, çmimet janë shumë të arsyeshme. Vij nga Korça deri këtu.

Kulmi i këtyre ditëve festive u arrit ditën e dielë, ku në QTU u dhurua një Volkswagen Polo e 2018. Gjithashtu mbrëmja e Krishtlindjeve dhe e ndërrimit të viteve do të ketë aktivitete të shumta dhe cmime teje ekonomike.

Madje nuk munguan as ata që bënin dhurata për fëmijët në nevojë.

Kliente: Është një fshat i vogël afër punës sime dhe dua ti bëj dhuratë.

Qendra Tregtare Univers ka investuar një shumë kolosale prej 15 milionë eurosh për markat e reja që do të shtohen si US Polo, Swarovski, Tezenis, Calzedonia etj. TEG dhe QTU janë në menaxhimin e Akrem, pjesë e grupit Balfin, grupi më i madh novator i investimeve në Shqipëri dhe rajon, i njohur për investime në zona residenciale tregtare, por edhe në turizëm.

Festat e fundvitit do të jenë më magjike edhe plot surpriza në QTU dhe TEG.

/Ora News.tv/