Floyd Mayweather "luan" me fatin, blen biletë për lotarinë më të madhe në SHBA (Shifra)

Floyd Mayweather "luan" me fatin, blen biletë për

Edhe pse është një nga sportistët më të pasur në botë, boksieri amerikan Floyd Mayweather nuk heq dorë nga lojërat e fatit. 41 vjeçari është futur në garë për të fituar çmimin në "Mega Millions" pasi ka blerë një biletë lotarie me vlerë 2 mijë dollarë.

Mayweather, i cili ka një pasuri që kap shifrën e 1 miliard dollarëve tenton të bëj një tjetër goditje, këtë herë në lotarinë më të madhe në SHBA. Çmimi i madh është fiksuar në shifrën e 1 miliard dollarëve dhe për të bërë të veten shifrën e çmendur duhet që në biletën e tij të jenë numrat 15, 23, 53, 65, 70 dhe Mega Ball 7.

Nëse ka një fitues të vetëm dhe zgjedh opsionin e plotë, fituesi do të marrë 565 milionë dollarë. Ky çmim është aktualisht më i madhi në historinë e SHBA-së, pas çmimit prej 1.586 miliardë dollarëve të Powerball në vitin 2016, i cili u nda për tre fitues. Pse jo Mayweather të mos e provojë këtë fat. Fundja, leku tek leku shkon.

Mayweather kryeson listën vjetore të Forbes si më i pasuri në botë këtë verë, duke fituar rreth 285 milionë dollarë nga dueli i tij në vitin 2017 me yllin e UFC-së, Conor McGregor. 

EMISIONET