Floyd Mayweather do të ndeshet me Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor vitin tjetër.

Legjenda e boksit ndaloi irlandezin në raundin e 10-të të dyluftimit të tyre vitin e shkuar, para se të tërhiqej nga sporti.

Ai tani do të ndeshet me Nurmagomedov, pas fitores me McGregor e më pas të rindeshet me irlandezin.

"McGregor po fliste broçkulla, ndaj nuk ka mbaruar ende", tha ai për TMZ.

"Pasi unë dhe Khabib të ndeshemi, do ndeshem sërish me Mc Gregor."

"Pse vazhdojmë ende të ndeshemi me djemtë e arteve marciale? Unë dhe Khabib do bëjmë numra të çmendura, por edhe me McGregor do bëjmë numra të çmendur.

"Jam gati të dal atje, të bëj atë që duhet dhe të dhuroj shfaqje. Unë dhe McGregor e bëjmë një gjë të tillë.

"Shumë vetë nuk menduan se unë dhe McGregor do ndesheshim, por jam i lumtur që kjo ndodhi dhe e ngriti nivelin e UFC.

"Gjithçka po bëj është se po ndihmoj të mbaj sportin e dyluftimit gjallë."

Mayweather gjithashtu pretendon se do fitojë më shumë nëse ndeshet me Nurmagomedov se sa kur u ndesh me McGregor.

"Oh, ne do ndeshemi. Ai më thirri. Ndaj, do ti duhet të vijë në botën time", shtoi.

"Jam padron i vetvetes. Ndaj nuk mund të them se çfarë fundi do të ketë Khabibi. Por e di ç'përfundim do kem unë, pasi do jem unë ai që do e krijoj."

"Kur të përballem me Khabib, do paguhem me 9 shifra në ditë. Do ketë më shumë përfitime se me McGregor. Me shumë mundësi, 100 milionë dollarë më shumë. E garantuar."

"Do thoja diçka mes 110 milionë dollarë dhe 200 milionëve."

Mayweather ka thënë gjithashtu se do riketë një ndeshje me rivalin e tij të vjetër Manny Pacquiao vitin që vjen, katër vjet pasi e mundi filipinezin.


/Ora News.tv/