Florjan Binaj godet Salsano Rrapin

Florjan Binaj godet Salsano Rrapin

Aktori i mirnjohur i “Portokalli” Florjan Binaj, i ftuar natën e mbrëmshme në “Mos i fol Shoferit “ emisionin e Rudina Dembacajt, ka rrëfyer personazhet e tij të preferuar në “Portokalli.” 

“Më ka pëlqyer gjithmonë personazhi gagaxhit i Salsanos, unë me mendjen time do ta çoja në nivele shumë të larta të gagaxhizimit,”-shprehet ai.  

Duke na lënë te mendojmë se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre, përse shprehet ai kaq kritik, çfarë do i shtonte Binaj në mendje atij personazhi që ne nuk e dimë. 

Ndërsa dy personazhe të tjerë qe ai pëlqen në “Portokalli” janë Ramadan Kafsha dhe Luzja ose më saktë fillimet e Luzes rrëfen Flor Binaj . 

Florjan Binaj është një nga ato aktorë që i ka qëndruar besnik për shumë vite “Portokalli” , ndoshta duhet ta marrim seriozisht atë kritikë ndaj Salsanos që ai ndau me ne .


EMISIONET