Flor Mumajesi ‘mall kinez’, ja kënga e re që frymëzoi këngëtarin

Flor Mumajesi ‘mall kinez’, ja kënga e re që frymëzoi

Këngëtari i njohur shqiptar, Flori Mumajesi ka sjellë projektin e parë muzikor për vitin 2018, në bashkëpunim me Dj Vicky.

‘Shanghai’ është kënga e tyre, ku shfaqen me veshje kineze dhe me vajza që kanë tipare të tilla. Një këngë ritmike, dedikuar një femre bukuroshe të cilës i ka munguar dashuria nga partneri.

Nuk dihet pse ata janë frymëzuar nga vajzat, ushqimet dhe veshjet kineze por kanë sjellë diçka ndryshe për audiencën, që e ka pëlqyer menjëherë këngën.

Të gjithë këngët e grupit ‘Threedots’ bëhen hite prandaj shumë shpejt do dëgjohet në klubet më në zë të vendit. Ndërkohë vazhdohet të përflitet për një histori dashurie mes kantautorit Flori Mumajesi dhe moderatores Liberta Spahiu.

EMISIONET