Flet Krichbaum: Hapja e negociatave me Shqipërinë e parakohshme

Nen titullin “Provimi perfundimtar per Ballkanin”, e perditshmja gjermane “Der Tagesspiegel” ben nje analize te skepticizmit per anetaresimin e vendeve te ballkanit ne BE. 

Ne artikullin e saj, ne versionin online, e perditshmja gjermane ngre pikepyetje nese bisedimet e pranimit duhet te nisin ose jo me Shqiperine.

Një fillim i hershëm i negociatave nuk është i garantuar, siç tregon diskutimi në Bundestag, citohet ne artikull, i cili shoqerohet me nje foto nga seanca plenare ne Tirane, kur opozita hodhi miell ne drejtim te kryeministrit Rama. 

Analiza veren se ne veçanti, korrupsioni i perhapur ne Ballkanin Perëndimor shihet si nje pengese per fillimin e bisedimeve te pranimit.

Mes radheve te shkrimit, permendet edhe qendrimi i deputetit te Bundestagut nga radhet e partise se kancelares, Gunther Krichbaum, i cili thote se nuk eshte koha qe Shqiperia te hape bisedimet.

Kryetari i Komitetit te Evropes ne Bundestag nderkohe e konsideron te parakohshem fillimin e negociatave te pranimit me Shqiperine. "

Se pari dhe me kryesorja, korrupsioni dhe nivelet e larta të krimit te organizuar jane nje problem," thote ai.

Nderkohë, e perditshmja gjermane citon se qëndrimi kritik i Krichbaum ka bere qe politikani i CDU-se te jete objektiv për mediat shqiptare, të cilat jane prane Kryeministrit Edi Rama.

Nder te tjera, citohet ne artikull, Krichbaum u akuzua per veprime ne interes te Presidentit rus Vladimir Putin. 

"Ne do të shqyrtojmë në detaje nese Shqiperia eshte ne perputhje me kriteret e nevojshme per fillimin e bisedimeve," citohet te jete shprehur nje tjeter zyrtar i larte i BE per kete medie,  Johannes Hahn. 

Pasi e ka lexuar kete artikull, vet Gunther Krichbaum ka postuar ne llogarine  e tij ne facebook kete shkrim duke e shoqeruar edhe me foton e séances plenare te tensionuar ne Shqiperi. 

Për momentin, besoj se hapja e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë është e parakohshme. Më shumë për qëndrimin tim këtu në Tagesspiegel, shkruan Krichbaum, duke sugjeruar leximin e artikullit ne medien gjermane.  



EMISIONET