Flamurtari synon triumfin në Kupën e Shqipërisë, Duro: Rruga më e shkurtër për në Evropë

Flamurtari synon triumfin në Kupën e Shqipërisë, Duro: Rruga

Kupa e Shqipërisë kthehet në objektivin kryesor të Flamurtarit. Pas rezultateve negative në kampionat dhe humbjen e vendit të dytë e të tretë, për Flamurtarin kupa mbetet kompeticioni i vetëm ku mund të arrihet Evropa.

Sot vlonjatët luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale përballë Skënderbeut në Korçë, një takim që trajneri Duro e klasifikoi si mjaft të vështirë dhe si më shumë rëndësi për objektivat e skuadrës kuqezi. Duro ka theksuar si rikonfirmimi në stolin e Flamurtarit nga administratori Idrizi bën se ai dhe skuadra të shikojnë përpara për të shkuar sa më parë tek rezultatet pozitive.

"Janë dy ndeshje gjysmëfinale për të arritur në finale. Patjetër është rruga më e shkurtër për të shkuar në Evropë, por patjetër dhe e vështirë sepse kemi dy ndeshje me skuadrën më të mirë në kampionatin shqiptarë Skënderbeun. Kam mbushur një vit e gjysmë tek Flamurtari dhe me sa di janë trajneri më jetëgjatë në drejtimin e Flamurtarit. Kjo tregon domethenë që z.Idrizi dhe drejtuesit kanë besim tek puna ime, pavarësisht situatës.

Sipas trajnerit Duro, dënimi i Skënderbeut nuk do të ndikoi aspak në këtë përballje.

"Jemi në një situatë të njëjtë në prag të kësaj ndeshjeje. Për sa i përket planit psikologjik, Skënderbeu është në një situatë jo të mirë psikologjike, pas dënimit të dhënë nga Uefa, por dhe ne nuk jemi në pozita të mira. Skuadra fituese do të përcaktohet në të dy takimet, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë. Janë 180 minuta që do të vendosin takimin."

Takimi i parë gjysmëfinal mes Skënderbeut dhe Flamurtarit do të luhet sot në orën 17:00

 

EMISIONET