Flamurtari nuk ndalet në merkato.

Edhe pse shpalli divorcin me trajnerin, Gert Haxhiu dhe drejtorin sportiv, vlonjatët vijojnë të përforcojnë skuadrën në kuadër të sezonit 2019-2020. Pas Ardit Hoxhës dhe Xhevahir Sukaj ditën e djeshme, me klubin kuqezi janë bashkuar edhe dy futbollistë mjaft cilësorë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Olsi Gocaj dhe sulmuesin Jurgen Vatnikaj, të cilët kanë rënë dakord me drejtuesit për të veshur fanellën e 1 herë kampionëve të vendit.

/Ora News.tv/