Flamurtari i kthen "reston" Vllaznisë, merr vendin e tretë

Flamurtari i kthen "reston" Vllaznisë, merr vendin e tretë

Flamurtari fiton thellësisht 95-62 ndaj Vllaznisë në basketboll për femra, në ndeshjen e zhvilluar në Vlorë, duke u ngjitur në vendin e tretë në renditje pozicion që mbahej pikërisht nga skuadra shkodrane.

Ekipi vlonjat tregoi me fitoren e thellë se humbja në Shkodër në fazën e parë ishte thjesht një aksident, në një ndeshje ku polemikat kanë qënë të shumta. Flamurtari në basketboll për femra merr kështu një pozicion si vendi i tretë,duke synuar minimalisht që deri në fund të sezonit të rregullt të renditet në vend të dytë.

Ndeshja nuk ka patur shumë histori pasi Flamurtari e ka dominuar nga fillimi deri në fund takimin. Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 49-33, ndërsa dominimi i skuadres vlonjate ka vijuar edhe gjatë pjesës së dytë.

Flamurtari ka tentuar vazhdimisht ta thellojë rezultatin dhe ja ka arritur qëllimit, duke fituar në fund me plot 33 pikë diferencë.

Deri në përfundim të sezonit të rregullt, Flamurtari pritet të bëjë sërish përforcime në skuadër,ndërsa pritet edhe rikthimi i Myrtos, por edhe Laes në skuadër, për të synuar deri në fund titullin kampion.


EMISIONET