Në Lezhë u mbajt edicioni i dytë i takimit poetik kombëtar “Fjollë Dashnie”, një aktivitet që synon të vlerësojë lëvruesit e rinj të kësaj gjinie letrare. Tre prej autorëve pjesëmarrës u vlerësuan me çmime për poezitë më të mira.

Poetë nga e gjithë hapësira shqiptare u mblodhën në Lezhë në edicionin e dytë të takimit poetik ‘’Fjollë dashnie’’.

Takimi i organizuar nga Klubi Letrar “Ndoc Gjetja” u mbajt në fshatin Kallmet, si nderim për Frang Bardhin, I cili është cilësuar si leksikografi i parë  i gjuhës shqipe.

23 autorë të rinj recituan poezitë e tyre në amfiteatrin e Kishës së Shën Eufemisë.

Festim Avdyli, Arti Lushi dhe Esma Dodaj u vlerësuan nga juria për poezitë më të mira.

Të ardhur nga qytete të ndryshme shqipfolëse pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e këtij organizimi që vlerëson e poezinë.

Organizatorët thanë se takimi konfirmoi realitetin krijues në fushën e poezisë.

/Ora News.tv/