Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina ka filluar të merret me modë dhe këtë herë do të shfaqet me një sfilatë në Tiranë, në bashkëpunim me stilistin e njohur nga Kosova, Mr Rex.

Prej 6 muajsh ka filluar të stilojë disa veshje për femra dhe meshkuj, koleksionin që do e prezantojnë ditën e dashurisë, me 14 shkurt.

Në një intervistë për Rudinën, stilisti zbuloi se si filloi ky bashkëpunim.

“Që kur kam filluar të punoj me Fjollën, kam vënë re që përvec anës profesionale ka një kimi që jemi shumë shokë të mirë dhe Fjolla ka një horizont shumë të gjerë rreth modës, ka shumë njohuri, ide dhe kreativitet. Sapo jemi njohur, pas disa bashkëpunimeve kemi thënë: Hajde bëjmë dicka bashkë sepse po na përshtatet stili dhe idetë”, tha Mr. Rex.

Ndërkohë që të dy zbuluan se janë beqarë dhe i bashkon vetëm dashuria ndaj artit.

/Ora News.tv/