Fjalët e para si "kuqezi", Ramadani: Falenderoj trajnerin për besimin, do t'ia shpërblej

Mesfushori Ylber Ramadani, veshi për herë të parë fanellën e Kombëtares shqiptare.

Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, 21-vjeçari  ka falënderuar trajnerin për besimin e treguar dhe dëshiron t’ia shpërblej duke dhënë maksimumin.

“Çdo lojtar këtu ka dëshirë të luajë nga minuta e parë, pastaj e vendos trajneri. Jemi një grup shumë i mirë, shumë i harmonizuar. Kush luan nga minuta e parë nuk është problem. E falënderoj trajnerin që ka shprehur besim të madh tek unë dhe unë dua t’ia shpërbej besimin e dhënë. Nëse futem në fushë do bëj maksimumin për çdo minuta, pastaj vendos trajneri. E kam ëndërruar që fëmijë të luaj me Kombëtaren. Konkurenca është shumë e madhe në ekip dhe shumë mirë që ka konkurencë. Unë do bëj maksimumin tim që një ditë të luaj nga minuta e parë. Akoma nuk është vendosur se kush do të luajë, por do të më vijë mirë nëse unë luaj nga fillimi. Më ka ndihmuar shumë aventura në Danimarkë, trajneri atje punon shumë me mua dhe më ka ndihmuar, ndaj edhe e falënderoj. Përgjegjësia në kombëtaren U-21 ndryshon nga ajo në kombëtaren e parë, në të parën ka më shumë përgjegjësi”, u shpreh Ramadani.

EMISIONET