Fjala ndryshe ndaj shokut Ruçi

Fjala ndryshe ndaj shokut Ruçi

Letër e hapur zonjës Rudina Hajdari
(ose Fjala ndryshe ndaj shokut Ruçi)

Rudina Hajdari deputete e Partisë Demokratike dhe vendimi i saj për të qëndruar në Kuvend, ndonëse me të drejtë ngjalli kundërshti të shumta demokratësh, prapë nuk ndryshon kurrëgjë as brenda sallës as jashtë saj. Eshtë vendim i saj, si plot vendime brenda PD të cilat kanë vluar qëndrime ndryshe. 

Sjellja politike e Rudinës këto muaj të trazuar politikë kur mazhoranca është në pikë të hallit nga zullumi marramendës, kanë pasur kahje të shpërndarë njëlloj edhe në adresë të opozitës. Një ndër polemikat në përmbajtje të fjales se Hajdarit, ka të bëjë me kërkesën e deputetes ndaj Gramoz Ruçit, për të mbajtur një minutë heshtje për viktimat e 2 prillit 1991
Po cila mund të shërbente me 2 prill 2019 si fjalë apo kërkesë ndaj kryeparlamentarit ministrit komunist të Sigurimit të Shtetit..

Shoku Ruçi 
Ju duhet ti mungonit kësaj sallle, si ministri i fundit i diktaturës në detyrë, drejtues i ministrisë dhe sigurimit të shtetit. Ju duhet të ishit në hetim për një nga ngjarjet më të rënda të pas viteve 90-të , duhej të ishit para drejtësisë.
Meqë i jeni shmangur kësaj nuk duhej të ishit në atë detyrë sepse komisionet e pastërtisë së figurës nuk mund tu kalonin ju si i palidhur me Sigurimin e Shtetit. Jo një por dy komisione
Shoku Ruçi, ju duhet të kishit kërkuar nga ju.
Ju shoku Ruçi jeni ne ate karrike dhe keni dhe tre apo pese vota te PD te cilet turpesisht jane ende brenda saj.

Autoriteti i Dosjeve për 140 deputetë përfshirë vetën për një konfirmim tjetër, nëse në ato dosje kishte mbetur ende ndonjë nga fashikujt e vjetër që dikush i ka ruajtur, sigurisht përveç jush, si arkivi i vjetër i kësaj arme të rrezikshme të dikatturës. Nuk mundeni të na thopni se Spartak Braho një tjetër eksponent në këtë vaskë dosjesh është nderi i Kuvendit e plot të tjerë dër shumë vite.

Përveç kësaj ka mëkate të mëdha për vitin e mbrapshtë 97 ku edhe ju shoku Ruçi, keni qenë pjesë e zezë saj tragjedie ku emir nipit tuaj Gjolekës, kreu i Komitetit të Shpëtimit në 97-tën, bëntë batërdinë me armë e më pas me ardhjen tuaj në pushtet me biznes. Këto janë emra. 
A ishit ju shoku Ruçi, Ruçi noteri i kontratës së shitjes së PS në vitin 2005, nga Nano te Rama nga darka në mëngjes, në atë habi kongres, kur u rrokullisën shumë ngjarje e shumë miliona?!

A ishit ju shoku Ruçi kryetar i Kuvendit, një nga mbrojtësit kryesorë, ku edhe Rama stepet, për Sajmir Tahirin, në moslënin e mandatit në duart e Prokurorisë, dhe drejtësisë.

Ndoshta shoku Ruçi duhet të hidhni një sy mbështetjes në Fier ku jeni dominues elektoral, se kush janë grupet kriminale dhe a keni njohje? A e njihni Met Kananin, grosistin e heroinës arrestuar në Turqi, për të cilin ish ambasadori amerikan Donald Lu, thoshte se është një nga peshqit e mëdhenj, apo është mik i peshqve të mëdhenj? 

Si fitues i madh i zgjedhjeve në Fier ku vutë triumfalisht emrin në vendin e fundit si pikë kufiri, patët bindje së katër grupet më të mëdha kriminale në Fier konkurues në tip listë edhe në Shqipëri, me aktivitet kriminal 30 vjeçar, në botën e trafikut ofruan garanci?! 

Shoku Ruçi ju sigurisht keni pasur me telashe të shumta me drejtësinë dhe djalin tuaj Ledion, për të cilin diku u bë katrahurë edhe ligji për armëmbajtjen se tentative e plagosjes u sajua rrugës së hetimit 

Shoku Ruçi a jeni sërish pengmarrësi kësaj partie të madhe dhe ndoshta dhe politikanevë të tjerë nëpër të tjera parti?!
Dhe për të pasur një projeksion të ri partish dhe politike ju duhet të mos jeni as në këtë sallë, as në atë parti, as në politikë, por thjesht në një përballje me drejtësinë..

Ka dhe plot të tjera për kaq vite mallkimi bërë Shqipërisë nga ju politika e së shkuarës shoku Ruçi..
Rudina kishe kohë e mundësi ti thoshte..Azemi, i ati sigurisht nuk do të përtonte as nguronte..

EMISIONET