Jordan Peele ka fituar një vend në librat e historisë Oscar.

39-vjeçari, i cili u bë i njohur për komedi fitoi skenarin origjinal më të mirë për 'Get Out' në çmimet e së dielës, duke u bërë skenaristi i parë me ngjyrë që merr atë titull.

"Sapo fituam një Oscar. Cfarë?! Kam ndaluar së shkruari këtë film rreth 20 herë. Mendoja se ishte e pamundur. Mendoja se nuk do të funksiononte", shkruajti Jordan Peele në rrjetin social Tëitter, pasi mori çmimin.

Nuk ishte i vetmi që shprehte habi dhe kënaqësi për cmimin e filmit të tij satiriko-horror.

Aktori Josh God e konsideroi një natë të bukur pasi filmi i Peele u vlerësua shumë mirë.

Ndërkohë, Oprah Winfrey tha se ishte "e lumtur dhe krenare" që ylli i njohur mori titull për filmin e tij të parë si shkrimtar-regjisor.

/Ora News.tv/