Fituan trofeun e Kategorisë së Parë, lojtarët e Tiranës nuk festojnë (VIDEO)

Fituan trofeun e Kategorisë së Parë, lojtarët e Tiranës

Tirana është skuadra kampione e Kategorisë së Parë, me kryeqytetasit që pasi fituan Grupin B mposhtën pastër 2-0 në finalen e madhe Kastriotin.

Megjithatë, ky triumf nuk ka "gëzuar" aspak lojtarët dhe drejtuesit bardheblu që pas marrjes së medaljeve dhe trofeut ia janë drejtuar dhomave të zhveshjeve, duke mos bërë festën tradicionale të skuadrave fituese.

Siç duket skuadra e Tiranës është mjaft e "uritur" për të hequr sa më shpejt këtë njollë në historinë e saj të lavdishme, me 24 herë kampionët e Shqipërisë që e kishin eksperiencën e parë larg Kategorisë së Parë.


EMISIONET