Fitorja ndaj Skënderbeut, Gega: Hedhim sytë nga Kamza

Fitorja ndaj Skënderbeut, Gega: Hedhim sytë nga Kamza

Kryesfida e javës së 19-të në Kategorinë Superiore i përket Partizanit. Të kuqtë mposhtën minimalisht 1-0 Skënderbeun në transfertë, duke konsoliduar pozitat në vendin e parë në klasifikim.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Esat Mala në minutën e 3-të të takimit. Një fitore që rrit optimizmin në shtëpinë e kryeqytetasve, që pas këtij takimi do të nisin përgatitjet anti-Kamza. Pas takimit të Korçës, trajneri i të kuqve, Skënder Gega u shpreh:

"Besoj se është normale që një ekip që është kryesues në Korçë me pretendime, duke pasur edhe respektin e Korçës. Ajo ka bagazhin që ka bërë historinë në 10 vjeçarin e fundit. Unë e thashë edhe në konferencën për shtyp, ku thashë se do të shkojmë për të bërë më të mirën, atë që dimë ne. Për fat të mirë shkoi ashtu siç e menduam.

Kjo është më e mira e Partizanit?

"Kjo mbaroi. Kemi Kamzën. Shpresoj që të jemi edhe kundër tyre në këtë nivel, në këtë performancë. Tre pikët janë të rëndësishme, por më me rëndësi është ajo që jep në fushë dhe rezultati, ajo që të ngroh e të jep optimizëm. Unë jam lider, dhe mundohem të bëj me kujdes lëvizjet. Jam i kënaqur si luajtëm, edhe pse pati disa gabime. Rexhepin, kisha besim dhe e aktivizova. Edhe pjesa tjetër iu gjend afër. Edhe Atanda është një markues i mirë, bëri mirë në mesfushë. Sot po të kthesh kokën, kam luks në stol, lojtarë që do na ndihmojnë shumë. E vërtetë, te kjo fushë nuk vihet nota teknikisht. Ne çaluam, ashtu si edhe Korça. Ishim përgatitur që ta ndërtonim ndeshjen në kundërsulm. Bëmë maksimumin. Ishim të kënaqur të realizonim atë që kishim punuar. Më erdhi keq për Hilën dhe Kardozon, loja e tij nuk është për këtë terren. I jap merita edhe Skënderbeut, pasi kanë ritëm dhe dëshirë për të luajtur. Unë kam 4 sulmues, Bardhi, Asani dhe Mala janë sulmues. Dolëm shumë mirë në sulm sot. E mira nuk ka fund, por nuk e di sa do na bënte një sulmues. Nuk e di çfarë do bëjmë deri në ditën e fundit. Duhet të adoptohet, nëse vjen, jo të na prishë lojën e ndërtuar deri tani. Hila ka nxjerrë shpatullën, besoj se 4 javë do jetë jashtë. Ne nuk nxjerrim njeri jashtë titulli, as ne nuk kemi fituar titullin sot"-tha mes të tjerash Gega. 

EMISIONET