Fitorja me Parker, ja sa para fitoi Anthony Joshua nga titulli i WBO

Fitorja me Parker, ja sa para fitoi Anthony Joshua nga titulli i WBO

Titulli WBO është i Anthony Joshua, me boksierin anglez që fitoi ndaj Joseph Parker në ringun e Cardiffit.

Por përveç titullit, Joshua ka fituar dhe një mal me para.

Mediat angleze raportojnë se Joshua ka fituar 20.5 milionë euro nga përballja me boksierin nga Zelanda e Re. Një shifër shumë e lartë, krahasuar me atë të fituar në përballjen e fundit ndaj Carlos Takam, ku fitoi rreth 17 milionë euro.

Sipas një llogaritje të thjeshtë, Joshua fitoi rreth 568 000 euro në minutë ose 1.71 milionë euro për raund.

Ndërkohë që një shumë të konsiderueshme ka përfituar dhe Parker që pavarësisht se doli humbës nga ky duel, fitoj 33% të shumës së grumbulluar. Përflitet se boksieri nga Zelanda e Re ka fituar një shumë prej 9 milionë eurosh, jo pak duke parë dhe rezultatin.

Megjithatë këto fitime do të rriteshin edhe më shumë për Anthony Joshua në një ndeshje të mundshëm me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder. Kjo pasi kërkesa dhe dëshira e Joshua të ketë një përballje me amerikanin.

Anthony Joshua është mbajtës i titujve të WBA, IBF, IBO dhe së fundmi WBO.

EMISIONET