Fitorja jetike e Teutës, Begeja: Asgjë nuk ka mbaruar

Fitorja jetike e Teutës, Begeja: Asgjë nuk ka mbaruar

Teuta ka vetëm matematikët kundër, me durrsakët që janë një hap larg qëndrimit në Kategorinë Superiore. Durrsakët mposhtën 3-1 Skënderbeun në transfertë, një fitore që për trajnerin e bregdetarëve, Gentian Begeja ishte e paimagjinueshme më parë.

"Fati jonë në këtë ndeshje ka qenë që Skënderbeu kishte dalë kampion. Këta javë kishin aktivizuar lojtarë me pak minuta. E vlerësuam në maksimum takimin. Sot kemi luajtur futboll. Kemi shënuar jashtë parashikimeve të mija. Duke parë rezultatet e rivalëve mendoj që akoma lufta ska mbaruar.

"Kjo ndeshje do vareshe shume edhe nga motivacionet. Skënderbeu është skuadra më e mirë e kampionatit. Ne shfrytëzuam në maksimum mundësinë. Do ishte tjetër muzikë në qoftë se Skënderbeu do luante me titullarët. E merituam fitoren. Diferencën e bëri motivimi.

"Do luftojmë deri në momentin e fundit. Me një rezultat pozitiv ndaj Lushnjës, shpëtojmë. Kemi 1 javë kohë ta përgatitshim ndeshjen. Duhet të marrim rezultat pozitiv."tha Begeja për mikrofonin e "SuperSport".

EMISIONET