Fitorja e 5-të radhazi, Osmani i bindur: Jemi më pranë titullit

Fitorja e 5-të radhazi, Osmani i bindur: Jemi më pranë titullit

Shkëndija e Tetovës vijon e qetë rrugën drejt titullit kampion. Kuqezinjtë mposhtën 2-1 Renovën, në takimin e javës së 27-të të elitës së futbollit në Maqedoninë  e Veriut. Bejtullai dhe Radeski shënuan golat për triumfin e 19-të sezonal të Shkëndijës, ndërsa përkohësisht barazoi Sadikit.

Mendoj se menaxhuam mirë ndeshjen. Shënuam në moment të duhur. Kishim edhe raste tjera të cilat nuk i shfrytëzuam, ndërsa pranuam gol nga një goditje standarte që nuk duhej të kishte ndodhur. Një lojtar që është dominant në kërcim nuk guxon të mbetej i vetmuar. Në pjesën e dytë shënuam sërish dhe përveç golit patëm edhe disa raste që nuk i realizuam. Për ne më të rëndësishme ishin të marrim tre pikët dhe me çdo fitore të rradhës Shkëndija është më afër titullit të kampionit”, shprehet trajneri Qatip Osmani.

Triumfi ndaj Renovës ishte i pesti radhazi për Shkëndijën, që me këto tre pikë çon në 12-të epërsinë ndaj Vardarit të vendit të dytë.


EMISIONET